“Kush e ka radhën, unë, ju apo ai?” –  Një tjetër deputet del kundër Lulzim Bashës pas përjashtimit të Flamur Nokës: PD nuk është pronë e askujt, armiku ynë i vetëm është…

12 TETOR 2021

Pas vendimit të Lulzim Bashës për shkarkimin e Flamur Nokës nga posti i nënkryetarit të Komisionit të Sigurisë, ka ardhur reagimi i revoltuar i deputetit Luan Baçi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Baçi ngre pikëpyetje mbi personin tjetër që e ka radhën për t’u shkarkuar nga vendimet e marra individualisht nga kryedemokrati Lulzim Basha.

Më tej ai shton se PD është një parti e anëtarësisë dhe e simpatizantëve të saj dhe nuk është pronë e askujt.

“Nuk ka bashkëpunim me Partinë Socialiste”, Grida Duma zbulon vendimin e PD-së: Këtë theksoi dhe ambasadorja Yuri Kim pas takimit me Bashën!

Postimi i plotë:

Kush e ka radhen?

Une…? Ju…..? Ai……? Kush….?

Partia Demokratike eshte parti e fjales se lire, e votes se lire, keshtu lindi dhe keshtu do te vazhdoje!

Partia Demokratike nuk eshte prone e askujt, ajo eshte e dhjetra mijra anetareve dhe qindra mijra votuesve dhe simpatizanteve te saj!

Per kedo, qe nga anetari me i thjesht dhe deri ne majen e piramides, jane forumet ato qe vendosin, eshte vota e tyre dhe askush tjeter!

Shkarkime, perjashtime, intimidime, presione per mbyllje goje, kurresesi nuk funksionojne deri ne fund dhe apsolutisht nuk jane ne te mire te Partise Demokratike!

Ne duhet dhe do te vazhdojme te gjithe bashke, armiku jone i vetem dhe i gjithe Shqiptareve eshte Edi Rama dhe rilindja e tij, pavaresishte diferencave qe kemi me njeri tjerin ne gjykim dhe opinioneve qe ndajme!

Gazeta Sot