Kuriozitet: Re në formë pambuku, banorët në Argjentinë befasohen nga fenomeni i rrallë

24 Nentor 2021

Banorët e Casa Grande në Cordoba të Argjentinës janë befasuar nga format e reve që mbuluan qiellin mbi komunitetin e tyre.

Një video virale zbulon formën e rrallë të reve të shfaqura në këtë qytet në datën 13 nëntor.

Ky lloj i reve ka marrë nofkën “Mammatus”.

Specialistët e shërbimit meteorologjik saktësojnë se këto lloj resh paralajmërojnë nisjen e shirave të dendur, vetëtimave dhe stuhive të breshërit.

Gazeta Dita