Kuriozitet: – Njeriu hedh në erë shtëpinë ndërsa ndiqte mizën

… Fati i mizës nuk dihet.

Një burrë në Francë ka hedhur në erë një pjesë të shtëpisë së tij ndërsa po përpiqej të kapte një mizë.

Burri, i cili është rreth të 80-ave , gjatë ngrënies së darkës së tij u irritua nga një mizë e cila po gumëzhinte rreth tij.

Ai mori një raketë elektrike e cila është krijuar posaçërisht për të vrarë miza, mirëpo një bombël me gaz e cila ndodhej në shtëpinë e tij u gjuajt pa dashur nga raketa.

Rrjedhja e gazit shkaktoi një shpërthim, duke shkatërruar kuzhinën dhe dëmtoi pjesërisht çatinë.

Sipas mediave lokale, burri nuk kishte pësuar dëmtime të rënda, thjesht një djegie të lehtë në dorë.

Sidoqoftë, fati i mizës nuk dihet.