Ekskluzive/ Veseli gati të votojë mocionin për qeverinë Hoti, keqardhje për marrëveshjen

Nga: Isa Myzyraj

05/09/2020 – 14:06

Kreu i PDK Kadri Veseli ka folur per herë të parë për marrëveshjen e arritur ditën e djeshme (4 shtator) në Uashington, mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai dha rezervat e tij për marrëveshjen me 16 pika.

“Kosova nuk duhet të lejojë që të kthehet mbrapa. Çdo bisedim duhet ta ketë në konceptin e një marrëveshje e cila është finale, ku nuk cënohet sovraniteti, kushtetuta, dhe sovraniteti i Republikës së Kosovës. Është keqardhje që delegacioni në Uashtington nga bisedime shtetërore i kaloi në bisedime teknike, në bisedime për çështje territori që janë nën menaxhimin e Republikës së Kosovës“.

Nga Hasi i Shqipërisë, Veseli ka nderuar luftëtarët e që i’u bashkuan UÇK-së. Ai ka falenderuar familjen e Sali Jakut, teksa theksoi se përpjekjet për pavarësi janë të shenjta.

‘’Në rradhë të parë i jap nderimet këtij vendi të shenjtë, këtu në Has. Është pjesa e sakrificës, pjesa e besës, pjesa e luftëtarëve, të cilët kanë luftuar së bashku me ne në luftën e UÇK.’’

Ndërsa i pyetur ekskluzivisht nga ‘Ora News’, nëse PDK do të votojë mocionin e LëvizjesVetëvendosje për rëzimin e qeverisë, Veseli tha: ”Ne jemi opozitë”, duke nënkuptuar se do të votojë mocionin.