13 Shkurt 2024

Janë më shumë se 1.9 miliard, njerëzit që lexojnë akoma gazeta në version letër, çdo ditë.

Kontinenti aziatik është kontinenti më i dashuruar pas shtypit.

Tre vendet e botës ku shiten më shumë gazeta në ditë janë India, Kina dhe Japonia.

Japonia me popullsi 124 milionë banorë shet rreth 69 milionë kopje gazeta në ditë.

Kjo është një përqindje e jashtëzakonshme.

Japonisë i përkasin edhe gazetat me më shumë kopje ditore në botë.

Dy gazetat e tyre më të mëdha, janë dhe dy gazetat më të mëdha në planet, Yomiuri Shimbun dhe Asahi Shimbun shesin përkatësisht 14 milion dhe 12 milion kopje në ditë.

Në librin e rekordeve Guinness, është regjistruar edhe një shifër që i përket historisë. Ish-gazeta sovjetike Komsomolskaya Pravda shpërndau 21 milion e 500 mijë kopje në 1990.

Gazeta Sot