Kujtime ne Pervjetorin i Provokacioneve te gushtit 1949: – “Kryeziasi Mark Ndue Lleshi qendroi dhe zmbrapsi nje repart.”

Sipas kujtimit te bashkluftetarit Shaban Abaz Brahaj: – Një episod për 7 gushtin 1949.

Shaban Abaz Brahaj u nda nga jeta me 9 prill 2011 e u varros në vendlindje, Kryezi, kur i kishte kaluar të 92 vjetët. Ky episod që po e publikojmë eshte nga goja e tij disa vite para se te ndahej nga ne.

– Ne kete kujtim tregohet trimeria e Kryeziasit Mark Ndue Lleshi nga Kryeziu-Puke

“Isha ushtar ne Sauk (Tiranë), atë mengjez të gjithë ushtarët na kishin çue në aksion në ndihmë për me mbledh grunë në një fshat. Ka ra burija e alarmit. Me të shpejtë kemi shkue në repart, morëm të gjitha paimet dhe armatimin, u fol se ka plasë lufta me grekun.

Kështu e fillonte tregimin për këtë ngjarje Shaban Abaz Brahaj. Të gjithë u bamë gadi por edhe shumë të shqetësuar, kjo sdomend, do shkonim në luftë. Makinat e repartit që gjithmonë mëzi ndizeshin, atë ditë për fat të mirë u ndezen e ishin gati. U nisëm, ishte paradite. Kaluam Krraben, e kur hymë nëpër Elbasan, populli i keti qyteti kishte dalë në dy anët e rrugës me na percjell, shumica e sideomos të moshuarit ishin duke qa me lot për faqe prej merzisë e dhimtës për ne djemt e rijë. Aty edhe ne jemi forcu, por e kuptuam taman, se lufta kishte fullue e ne ishim ato që do përballeshim me e mbrojtë atdheun. Në front kemi mbërri në mbramje, ishim si të mpimë. Na janë caktu pozicionet, e mbaj men se na porositen disa herë që të ruanim municionin. Shumica prej nesh nuk mendonim se po vritemi, por si me ja ba, se halli ma i madh ishte mos me ra gjallë në dorë të grekut. Kam taku nji ushtar të vjetër prej Puke që ishte në repartet e kufinit, I kam qa hallin se kena pak fishekë, e po kam frigë se na zanë të gjallë. Me ka marrë me vete e mka kallzue,  nja 30 metra largë ishte nji grumbull me fishekë mitralozi e pushkësh që ne kishim në përdorim, ishin kanë të mblueme me degë dellije. Kam hedh kapelen në njanin sy, drejtova trupin e u trimnova edhe ma shumë, shkova e u tregova edhe shokëve për këtë sekret e pshtim prej frigës qi kishim, mos me ra gjallë në dorë të kujt. Ato ditë në pozicionet tona nuk ramë në përpjekje, por në një luginë shumë përpara në krahun e djthtë të pozicioneve tona kishte luftë, kircitëte mitralozi e bumet pa ja da. Kur asht qetësuar pak lufta e nuk pat më të shtime me arme, me vesh të mije kam ndie qi nji ushtar shante komandantin e shokët e tij. Ishte Mark Ndue Lleshi kryezias, qi njofshim.

Ai kur kishte msy greku në pozicionet që mbronte skuadra e tij në atë luginë, komandanti kish dhanë urdhem me u terhëkë. Marku, jo vetëm se nuk u terhoq, por i ishte ngjitë mitralozit e kish fillu me qëllu e tuj bertitë e piskat, herë shajë grekët e herë shaj komandantat e shokë që e lanë vetëm e mbajti frontin i vetëm për 8 sahat, dhe e detyroi repartin sulmues të grekut me u terheqë.

Nga era e barutit, kushedi sa qindra fishekë kishte shprazë ishte randue kah kryet e prapë vazhdonte me sha tu britë e piskat.

Donin me i qu ujë e ushqim, po i zuni frika.

Kto piskama e të bertituna pasi kish mbaru lufta i kam ndigju edhe unë më shokë. Gjithmonë permendete edhe emrin e vetë, tu u mbiqujt Mark Mirdita. Mark Mirdita thoshte, se ato vjetë kur jemi mobilizu ushtarë na shkojshimadministrativisht  me Mirditë, e vareshim në Shpal. Se Marku ashtë me origjine te hershme prej Dukagjinit te Shkodres, prej pertedrinit, por i lindun e i rritun me gjysh e babagjysh në Kryezi.

Në front mbaj mend se kanë ardhë shumë gjenarala e oficera, por mbaj mend se vetë Mehmet Shehu e ka lavdru deri sa ska ma Mark Ndue Lleshin, e me ketë rast u dallonim edhe ne kryeziasit e tjerë para mijra ushtarve që u bashkuan në këtë front ato ditë. Ne me thanë të drejten u krenuam, se na e zbardhi faqen.

Shaban Abaz Brahaj