Çështja Balluku, emigrantët ‘gozhdojnë’ Peleshin: – Pse nuk i hiqni imunitetin, hapni rrugën për në BE

3 Maji 2026
Emigrantët shqiptarë në Irlandë kanë kryqëzuar kreun e kuvendit Niko Peleshi, duke kërkuar heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, në mënyrë që të hapet rruga e integrimit evropian. Ndërsa Peleshi ishte përgatitur për të bërë propagandë dhe fushate elektorale, shqiptarët e Irlandës I kujtuan korrupsionin galopant që po shpopullon vendin.
ryetari i kuvendit Nik Peleshi përfitoi nga vizita zyrtare në Irlandë për të organizuar takime me shqiptarët e diasporës dhe për të bërë fushate elektorale e propagandë me ta. Por takimi i tij nuk shkoi ashtu siç e kishte parashikuar pasi emigrantët shqiptarë në Irlandë e kanë kryqëzuar kryeparlamentarin, sa i takon mbrojtjes që mazhoranca po i bën korrupsionit, në rastin e Belinda Ballukut.
Ndërsa NiKo Peleshi, nisi të mbajë fjalimet e propagandës qeveritare, një nga shqiptarët e Irlandës i kujtoi bllokimin e procesit të integrimit për shkak të vendit të partisë socialiste për të mos lejuar arrestimin e Belinda Ballukut. Është ky momenti kur Peleshi ndihet i zëne ngushtë dhe nuk di ti ktheje një përgjigje.
Më tej emigrant shqiptar, I kujtoi kreut të kuvendit, që është pikërisht korrupsioni I madh, që ka sjelle largimet masive nga vendi, duke shpopulluar Shqipërinë, si asnjëherë më parë.
Kështu kryeparlamentari i cili kishte lënë mënjane detyrën shtetërore për të bërë fushatë për partinë socialiste, nuk i funksionoi, propaganda gjatë takimit me shoqatën kulturore shqiptare në Irlandë.
