3 Maji 2026

Donald Trump po shqyrton një propozim prej 14 pikash të paraqitur nga Irani. Ai ka hedhur vazhdimisht dyshime mbi shanset e suksesit të saj, duke e përshkruar atë si të pakënaqshme.

Por çfarë përfshinë plani 14-pikësh i Iranit?

Ndërsa një listë e plotë nuk është ende e disponueshme, kushtet përfshijnë sa vijon, sipas agjencisë gjysmëzyrtare shtetërore iraniane të lajmeve Tasnim.

-Garancitë e mossulmimit nga SHBA-të

-Tërheqja e forcave amerikane nga zonat përreth Iranit

-Heqja e bllokadës detare amerikane të Ngushticës së Hormuzit

-Një “mekanizëm i ri” për ngushticën

-Fundi i konfliktit Izrael-Hezbollah në Liban

-Lirimi i aseteve të ngrira iraniane

-Përfundimi i luftës me Iranin brenda 30 ditëve, në kundërshtim me armëpushimin dy-mujor të propozuar nga SHBA-të
Negociatat mbi programin bërthamor të Iranit do të zhvillohen pas përfundimit të luftës, për një muaj tjetër.

Një version i mëparshëm i propozimit përfshinte një kusht që Uashingtoni të njihte të drejtën e Iranit për të pasuruar uranium për qëllime paqësore, edhe nëse Irani pranon ta pezullojë atë. Pa bërë publike të gjitha 14 pikat, është e paqartë nëse ky kusht mbetet në fuqi.