Berisha: – Kafazi i xhamit, mjet torture. Vrasësit me shampanjë dhe kokainë në qeli. – Pse u censurua festa në burg?

5 Maji 2026
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i doli sërish sot në mbrojtje Ilir Metës i cili u shfaq pak ditë më parë në kafazin e qelqtë gjatë një seance në GJKKO.
Berisha iu referua një prej akuzave të SPAK-ut për Metën për përdorimin e dy kartave të kreditit në emër të një të afërmi të Monika Kryemadhit.
“Unë nuk bëj avokatin e Metës, por dërguan letërporosi në SHBA për të bërë hetim për karta krediti, pasi thonë që kanë përdorur ky (Meta) dhe Monika 2 karta krediti të kushëririt të saj.
Ka dëshmitarë dhe fakte që Ilir Meta nuk ka përdorur kartë krediti kurrë, as në Shqipëri, as jashtë vendit. Ajo ka përdorur kartë të kushëririt të vet. Që e ka kushëri e ka ajo zonja. Mashtrojnë se kanë përdorur 2 karta”, deklaroi Berisha.
DEKLARATA E BERISHES
Tani urdhëroni, ish-presidenti i Republikës, ish-kryeministri, ish-kryetari i parlamentit në kafaz xhami.
Kafazi është mjet torture në Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut, në Kushtetutën e Shqipërisë.
Është torturë dhe terror psikologjik ndaj të burgosurit.
Dhe këta e përdorin ndaj një njeriu, ndaj të cilit nuk kanë të substanciuar absolutisht asnjë akuzë.
Dhe nuk ka sot një njeri të vetëm, dhe unë u ndjek të gjitha ju, të gjitha mediat, që të raportojë një akt konkret të provuar ndaj tij.
CEZ DIA, e dënuan 6 vite Ismailin, i ka shkuar 30 herë Altin Dumani, Ismailit për ta liruar, për ta shpërblyer, për të përgatitur dosjen e tij dhe Ismaili i ka thënë nuk ka lidhje me mua.
Dhe ai i bëri të gjitha ditët e burgut, nuk e bëri si dikush me një të tretën.
Tjetër. Dërgojnë, nuk bëj avokatin e tij, dërgojnë letër porosi në SHBA për të kërkuar hetim për karta krediti, pasi thonë kemi vërtetuar se kanë përdorur, Monika dhe ky, dy karta krediti të kushëririt të Monikës.
Dëshmitarë dhe fakte. Ilir Meta në jetën e tij nuk ka përdorur karta krediti kurrë as në Shqipëri, as jashtë vendit.
Ajo ka përdorur kartë të kushëririt, atë ta analizojnë, ta bëjnë, por ama që e ka kushëri, e ka kushëri ajo zonja.
Ilir Meta nuk ka asnjë provë dhe mashtrojnë autoritetet amerikane që ka përdorur dy.
Si e vërtetuan? Ku i kanë provat?
E akuzojnë për ligjin e minierave, të paraqitur nga PS.
Ligji i minierave është paraqitur nga PS, jo nga partia e tij.
A ka marrëzira të tilla?
Dhe për këto, në kafaz.
Duke shkelmuar Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut, duke shkelur Kartën e të Drejtave të Njeriut të OKB, duke shkelur Kushtetutën dhe ligjet shqiptare.
Se është armik i Edi Ramës.
Shikoni ku arrin urrejtja e verbër e Edi Ramës.
Imagjinoni, i ati, skulptori kriminel dy metra i gjatë si i biri, ai firmoste për të varur në litar Havzi Nelën për vargjet se era e Helsinkut do frynte në Shqipëri, kurse ky nuk e var dot, por përdor të njëjtat praktika në sallën e gjyqit që përdoreshin nga Enver Hoxha kundër armiqve të tij politikë.
A patë ndonjë koment në media për këtë çështje?
Qytetarë dhe qytetare, a dëgjuat ju një emision për një akt terrorizues, torturues psikologjik publik që kryhet ndaj ish-presidentit të vendit?
As dhe një.
Të ndaluara.
Ndaj dhe revolta ime.
Censura është akti më i shëmtuar.
Në studio mund të dëgjoni çdo debat, por temat vijnë nga lart.
Kjo nuk lejohet.
Jemi në burgun e Fushë-Krujës, shikoni si është aty, bar.
Kjo është dhomë burgu, nuk është market.
Është burgu i banditit të partisë.
Shikoni pak se çfarë bëhet, kokainë, danc, kujtoni atë tjetrin në kafaz.
Këta janë vrasës, mbi këta rëndojnë dhjetëra vrasje në atë qeli.
Shikoni pijet dhe çdo gjë, kurse tjetri në kafaz, ish-kryeministri.
Censurë e plotë.
Asnjë nga mediat e kontrolluara nga qeveria nuk e dha.
E censuruan totalisht.
A mund të censurohej kjo?
A nuk përbën kjo në gjithë botën një superlajm?
A mund të imagjinoni që kjo të ndodhte gjatë periudhës që qeveriste Sali Berisha dhe PD? Kurrë.
Ja pra shikoni, se këta i kanë burgjet në dorë.
Këta së bashku mund të kenë 15-20 vrasje, por janë të partisë.
Janë kriminelët e partisë-shtet.
Dënoj këto qëndrime, dënoj censurën që u bëhet ndaj qytetarëve shqiptarë, nuk u jepet mundësia, nuk njihen me këto.
Në botë, këtë kush nuk e censuron, përveçse në Shqipëri.
