Ku ndodhet Lëpusha?

Sipas Enciklopedisë Shqiptare, botim i akademisë së Shkencave të vitit 1984, së cilës i referohemi shpesh në rubrikën tonë, Lëpusha është fshat në rrethin e Shkodrës, në pjesën verilindore të zonës së Kelmendit.

Bën pjesë në fshatin e bashkuar Tamarë. Banesat e para janë ngritur rreth viteve 1900.

Është fshat me bukuri të rrallë natyrore. Ndodhet në lartësinë Bjeshkët e Namuna.

Përshkohet nga një lumë i vogël i quajtur Sheu i Lëpushës, që dikur shfrytëzohej për ujitje dhe për sharrat e drurit.

Përpara viteve ‘90 ka pasur si drejtim kryesor blegtorinë.