6 Janar 2026

I ftuar në edicionin ‘Ora 19’ në SYRI TV, kryetari Emeritus i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Marc Crawford ka folur për operacionin e arrestimit të narkodiktatorit të Venezuelës, Nicolas Maduro.

Gjatë bisedës me moderatoren Armela Ferko, e duke bërë një krahasim situatash mes zhvillimeve në Venezuelës dhe Ballkan, Crawford u shpreh se, qeveria Amerikane ka informacione të plota në ato që ndodhin edhe në rajonin e Ballkanit.

‘Kur shohim Maduron, ai ishte hetuar për të, për tentimin e vrasjes në Amerikë. Edhe kishte edhe shpërblim, le të themi, për arrestimin e tij edhe nga Biden, edhe nga Trump-i.

Kështu që në Ballkan ndoshta mund të kemi probleme me disa individë, por nuk kemi probleme të tillë deri tani që kam parë unë. Kur lidhet me Maduron, lidhet edhe me çështje ekonomike. Kështu që ai kishte edhe tentim për vrasje, edhe hetim nga gjykata, edhe shpërblim nga demokratët, edhe shpërblim nga republikanët, edhe lidhjet me Iran dhe Hezbollah dhe disa kombe të tjera që duan të bëjnë dëm Amerikës, edhe dëmin ekonomik.

Kështu që kishte shumë gjëra të përbashkët, që ndoshta nuk janë gjithë përmendur në hetim edhe nuk ka nevojë të jenë përmendur në hetimin. Hetimin për vrasjen amerikane është mjaftueshëm, vetëm këtë. Por, në ndonjë krahasim drejtpërdrejtë me Ballkanin nuk e shoh.

Ne mund të jemi sigurt që këtë informacion që ju keni përmendur edhe është publik, kështu që çdo qytetar shqiptar edhe amerikan e ka këtë. Besoj që edhe qeveria amerikane ka këtë edhe më shumë. Nëse kanë bërë veprim ligjërisht, unë nuk e kam parë këtë veprim kundër ndonjë person publik. Nëse ne po flasim për bandat dhe për mafian, është diçka që mund të jetë edhe veprim’, tha ndër të tjera, Marc Crawford në SYRI TV.