6 Nentor 2023

Meloni tha se qendrat do të përhapen në pranverën e ardhshme  dhe do të jenë në gjendje të presin deri në 36, 000 njerëz në vit.

Kryeministri Edi Rama zhvilloi ditën e sotme një vizitë në Itali ku u prit nga kryeministrja italiane Giorgia Meloni. Në konferencën e përbashkët u nënshkruan edhe një sërë marrëveshjes, ku edhe u njoftua se në Shëngjin do të ngrihet një qendër pritjeje për refugjatët që zbresin në brigjet italiane për të hyrë në Europë.

Ky lajm ka marrë edhe vëmendjen e BBC-së, pasi i ka kushtuar një artikull vizitës së kryeministrit Rama në Itali dhe planeve për pritjen e emigrantëve, për të cilët u tha se do të rrinë përkohësisht në Shëngjin dhe se Italia do të paguajë shpenzimet e ngritjes së qendrës.

Italia do të ndërtojë dy qendra në Shqipëri për të pritur dhjetëra mijëra emigrantë. Lajmi u konfirmua nga kryeministria Meloni e cila bëri të ditur planin nëë konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin shqiptar Edi Rama.

Meloni tha se qendrat do të përhapen në pranverën e ardhshme  dhe do të jenë në gjendje të presin deri në 36, 000 njerëz në vit.

Plani do të zbatohet për emigrantët e shpëtuar në det nga anijet italiane.