8 Maji 2023

Më herët Tv Ora News  ka denoncuar “zhdukjen” e 1.7 miliardë lekëve për reklamimin e portalit e-albania, por edhe për këte rast Znj. Mirlinda Karcanaj ka preferuar të heshtë.

Në redaksinë e “Ora investigim” ka mbëritur informacioni se AKSHI ka paguar shumën 5,538.46 euro në një hotel të Tel Avivit për dy netë qëndrimi për dy persona.

Ky është e-mail që një punonjëse i dërgon drejtueses Mirlinda Karçanaj për t’i konfirmuar se hoteli u rezervua.

Siç shihet qartë nga detajet e rezervimit do të jenë dy punonjës të AKSHI-t që do të marrin pjesë në Konferencën e Inovacionit dhe për dy netë qëndrimi në hotel iu pagua shuma 5,538.46 euro.

Duke iu referuar standartit të Shqipërisë kjo shumë është rroga vjetore e një kryefamiljari, por me sa duket znj. Karçanaj është dorëlëshuar kur bëhet fjalë për lekët e Buxhetit të Shtetit.

Tv Ora News i ka dërguar AKSHI-t një kërkesë për informacion, ku parashtrohen pyetjet:

Cila ishte arsyeja e udhëtimit në Izrael?

Sa kushtoi rezervimi i hotelit për dy netë?

Nga u morën fondet për pagesën e  hotelit?

Drejtoresha e AKSHI-t shmang detyrimin ligjor që ka për të bërë transparence ne lidhje me shpenzimin e fondeve  dhe nuk i kthen asnjë përgjigje kerkesës për informim.

Më herët Tv Ora News  ka denoncuar “zhdukjen” e 1.7 miliardë lekëve për reklamimin e portalit e-albania, por edhe për këte rast Znj. Mirlinda Karcanaj ka preferuar të heshtë.

Nga Alketa Çeku, Tv Ora