klodian braho

3 Korrik 2026

… “Korrupsioni mbetet një fenomen shqetësues, përshin funksionarë vendorë, të administratës, prokurorë, gjyqtarë, punonjës policie.

Drejtuesi i SPAK, Klodian Braho po raporton në Komisionin e Ligjeve për punën gjatë vitit 2025. Braho theksoi se lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar po zhvillohet në një terren gjithnjë e më kompleks.

Drejtuesi i SPAK vlerësoi se korrupsioni mbetet një fenomen shqetësues.

“Korrupsioni mbetet një fenomen shqetësues, përshin funksionarë vendorë, të administratës, prokurorë, gjyqtarë, punonjës policie. Çështje të reja për korrupsionin u rritën me 18%, ndërsa çështjet e përfunduara u rritën me 12%”, vijoi ai.

Sa i përket krimit të organizuar, Braho tha se grupet kriminale po veprojnë me struktura gjithnjë e më të sofistikuara, duke përdorur ndarje të qarta rolesh, komunikime të enkriptuara, transaksione informale dhe investime në pasuri të paluajtshme.

Sipas tij, Shqipëria vazhdon të përdoret si vend tranziti, koordinimi dhe pastrimi të produkteve kriminale.

Kreu i SPAK u pyet edhe për çështjen e imunitetit të deputetit, referuar rastit të Belinda Ballukut.

“Çështja konkrete, qëndrimi i SPAK është publik. Sa i përket situatë kushtuese, imuniteti ndalon vendosjen e masave të sigurimit por nuk ndalon prokurorinë të zhvillojë hetime të plota dhe të pavarura.

Mungesa e një mase e vështirëson jë hetim edhe e dëmton por nuk miratojmë ligje dhe jemi të detyruar t’i bindemi këtij kuadri ligjor. Të ishim ne pala që miratonte ndryshime ligjore, personalisht unë mendoj se s’duhet të kishte imunitet fare”.