29 Maji 2026

Berisha  në takimin me delegacionin e Komisionit të Venecias,  theksoi se në zgjedhjet e fundit, në rrafshin e financimit nga paratë e buxhetit, diferenca mes dy partive kryesore ka qenë minimumi 700-1000 herë.

“Ne ishim në një takim me Delegacionin e Komisionit të Venecias në të cilin kërkojnë mendime dhe opinione të forcave politike para se ata të shprehin rekomandimet për ligjin e financimit të partive. Theksuam se çështja e financimit të partive është çështja më themelore e procesit zgjedhor dhe konkretisht me fakte provuam se në këto zgjedhje, në rrafshin e financimit nga paratë e buxhetit, diferenca mes dy partive kryesore ka qenë minimum 700-1000 herë.

Pra barazia ishte në mijëra herë me para buxheti shto këtu edhe mbi 500 milionë prokurime të ndaluara me ligj gjatë fushatës elektorale. Për të gjitha këto farsa ishte më e shëmtuara që kishin parë ndonjëherë. Problem tjetër themelor është armiqësia e institucioneve ndaj opozitës. Është shkallë e tmerrshme e pilitizimt të kaq dhe Skapit të partisë”, tha Berisha.