KPK merr vendimin përfundimtar për Fatmira Hajdarin, ja çfarë u vendos

18 QERSHOR 2020

Ditën e sotme Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkaruar nga detyra Fatmira Hjdarin.

Pas hetimit te bere, dhe perballjes ne KPK diten e hene, sot eshte shpallur vendimi per shkarkimin e saj nga detyra.

Gjyqtarja e Gjykatës së Apelit të Tiranës, Hajdari u përball të hënën në KPK me një sërë pyetjesh mbi transaksionet me pronat, me ndërtimin e një pallati 10-katësh pa leje dhe për një bilanc negativ që shkon më shumë se 52 milion lekë, sipas analizës financiare për të ardhurat dhe shpenzimet të bërë nga Komisioni.