1 Nentor 2023

Situata politike në vendin tonë është e nxehtë ku priten arrestime të shumta. Sali Berisha është një ndër personat i cili kohët e fundit po përballet shumë ashpër me drejtësinë. Ilir Meta është në pritje të arrestimit ose jo por ka ditë që po qarkullojnë lajme edhe për ish-kreun e shtetit dhe familjen e tij.

Për këtë, i ftuar në studion e “Shqipëria LIVE”, ishte konspiracionisti Arianit Sllamniku. Duke analizuar ato çfarë përfliten, ai bëri një deklaratë të fortë, teksa tha se edhe kryeministri aktual Edi Rama mund të arrestohet. Duke shtuar se Berisha dhe Meta, së bashku me rrethin e tyre do të përfundojnë në burg, Sllamniku deklaroi se Rama do detyrohet ta ndërpresë në mes mandatin e tij qeverisës.

Për konspiracionistin, vetëm Monika Kryemadhi do arrijë t’i shpëtoj arrestimit.

“Mos e përjashtoni as kryeministrin aktual. Sapo të përfundojë mandatin, ose do detyrohet ta përfundojë më shpejt mandatin. Shqipëria është në një tranzicion që Kosova e ka kaluar tashmë. Do të ndërtohen organe të posaçme, si psh SPAK në Shqipëri, gjykata speciale në Kosovë për të dënuar këta persona.

Sali Berisha do të arrestohet, edhe rrethi i tij i ngushtë që e ka ndihmuar të fshehë paratë. Dhëndri tij, vajza, mund të jetë edhe Lulzim Basha pasi ka qenë krahu i tij i djathtë. Zoti Ilir Meta patjetër me 24 banjo në vilën e tij. Zonja Kryemadhi nuk do të arrestohet por Meta sigurisht. Do të bëhet një pastim i terrenit politik në partitë politike por edhe në institucionet shqiptare. Ka dhe emra se kush do i zëvendësojë në postet e tyre por duhen analizuar ende.”- tha konspiracionisti.

Gazeta Sot