24 Maji 2023

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja tha se qeveria ka shqyrtuar dy vendimet të rëndësishme për kompensimin e pronave, ku citoi se këto të fundit do t’i kthehen ish-pronarëve ashtu siç e kanë pasur në momentin kur i është konfiskuar nga shteti.

Ndër të tjera tha, se nëse prona është zënë me ndërtime, ish pronarët do të marrin shpërblim financiar.

“Kaluam dy vendime të rëndësishme në lidhje me kompensimin e pronave, kështu kompletojmë paketën nënligjore. Procesi i njohjes së pronës dhe shpërblimi i pronës nuk ka asnjë pengesë ligjore. Çdo ish pronar që do të bëjë një kërkesë për njohjen e pronës, i kthehet fizikisht siç e kanë pasur kur i është konfiskuar, nëse është e lirë. Ndërsa ato ish pronarë, që i është zënë prona me ndërtime ose do përdoret për shërbime publike, do kenë një shpërblim financiar”, tha ai.

Gazeta Shqiptare