Klodiana Lala deklarate per dorzimin e Balilit. Sander Lleshi:  “Aksion i jashtëzakonshëm…”-

15/01/2019 –

Klodiana Lala: -“Nuk besoj se është sukses i policisë së shtetit vetëdorëzimi i një personi që ka sfiduar të gjithë strukturën e drejtësisë shqiptare dhe jo vetëm, duke qëndruar në arrati deri sa ai u bind të vetëdorëzohet dhe të përballet me drejtësinë”, u shpreh Lala.

Në një deklaratë nga Ministria e Brendshme, të njoftuar paraprakisht edhe nga Kryeministria, ministri Sandër Lleshaj konfirmoi vetëdorëzimin e Klement Balilit, pa dhënë detaje operacionale, teksa dha edhe një mesazh të vendosur për vijimin e luftës ndaj krimit të organizuar.

“Policia shqiptare ka finalizuar një operacion të gjatë e të ndërlikuar për Klement Balilin. Nga sot Policia ka në duart e saj një nga personat e saj më të kërkuar, ndërsa qytetarët marrin një mesazh të rëndësishëm nga policia që duan”, tha ministri Lleshaj.

Policia e Shtetit, sipas tij është në gatishmëri për t’u përballur me këdo, e gatshme dhe e aftë për të kaluar në fazën vendimtare për luftën kundër krimit të organizuar, me aftësi të përmirësuara goditëse.

“Në luftën pa kompromis kundër krimit të organizuar, po e ngushtojmë gjithnjë e më shumë mundësinë që kriminelët t’i shpëtojnë policisë. Të gjitha ata që veprojnë në kundërshtim me ligjin e dinë mirë se mundësia për të shkuar para hekurave të qelisë është shumë e madhe”, tha ministri Lleshaj.

Në fund, Sandër Lleshaj dha edhe një paralajmërim:

“Rruga e vetme për ta është bashkëpunimi me drejtësinë, rrugë tjetër për ta nuk ka. Të gjitha institucionet janë sot të inkurajuara për të luftuar krimin dhe korrupsionin, për të mundësuar progresin e shpejtë drejt integrimit të vendit në BE”.