Kisha e Shën Prendës (Selia e Ipeshkevisë së Arbnisë)
Ne fshatin Gallate, Skuraj ne tarracen e malit te Skenderbeut, ne nje lartesi prej 700m mbi nivelin e detit ngrihet nje kompleks ndertimesh prej guri ku dallohet Kisha e Shen Prendes (katedralja) dhe Selia e Ipeshkevise se Arbnise ne shek.XVII. Selia e Ipeshkevise ngrihet ne fshatin Gallate pas zhvendosjes nga Durresi ne fillim te shek.XVII. Kisha katedrale e Shen Prendes u braktis nga fundi i shek.XIX dhe afer saj eshte ngritur nje kishe me permasa me te vogla e ndertuar ne vitin 1911. Ndersa kisha e vjeter ne vitin 1932 ishte e kthyer e gjitha ne varreze per fshatin Gallate.

Mbishkrim nga Kisha Shna Prendes Kurbin

Sipas literatures se hershme kisha ka patur tre navata (nefe) dhe kompanieli i kishes ishte i larte 12m. Tashme ky kompleks ndertimesh, pas nje pune studimore disa mujore, eshte futur ne listen e monumenteve te kultures (monument kulture, kategoria e I) dhe mbrohet nga shteti.