Kina dergon raketa tokë ajër në Serbi

Kina raketa tokë ajër në Serbi. Dërgesa gjysmë sekrete

10 Prill 2022

Serbisë, aleatit të Rusisë, iu dorëzua një sistem i sofistikuar kundërajror kinez në një operacion të mbuluar këtë fundjavë, mes shqetësimeve perëndimore se një grumbullim i armëve në Ballkan në kohën e luftës në Ukrainë mund të kërcënojë paqen në rajon.

Mediet dhe ekspertët ushtarakë thanë të dielën se gjashtë avionë transporti Y-20 të Forcave Ajrore Kineze u ulën në aeroportin civil të Beogradit herët të shtunën, duke raportuar se mbanin sisteme raketore tokë-ajër HQ-22 për ushtrinë serbe, shkruan AP, informon Ora News.

Avionët kinezë të mallrave me shenja ushtarake u fotografuan në aeroportin Nikola Tesla të Beogradit. Dorëzimi i armëve mbi territorin e të paktën dy vendeve anëtare të NATO-s, Turqisë dhe Bullgarisë, u pa nga ekspertët si një demonstrim i shtrirjes globale në rritje të Kinës.

“Prania e Y-20 në Evropë në çdo numër është gjithashtu një zhvillim mjaft i ri,”shkruan revista online The Warzone.

Nga OraNews