Këta 6 drejtorë të Bashkisë së Tiranës shkelën ligjin, të shkarkohen ose të…

Mar 5, 2020

 Deklarate e Znj. Ina Zhupa

Pas zgjedhjes së 6 drejtorëve të Bashkisë së Tiranës si anëtarët më të rinj të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa thotë se po shkelet ligji, pasi nëpunësit civil e kanë të ndaluar të jenë anëtar të një partie politike.

Sipas saj, 6 drejtorët e nivelit të lartë duhet të shkarkohen ose të japin dorëheqjen nga detyrat, “pasi qytetarët e Tiranës nuk mund të paguajnë më paratë e tyre shkelësit e ligjit që kanë vite që dallohen kryesisht ne shpërdorimin e fondeve publike”.

Reagimi i plotë i Ina Zhupës:

Veliaj shkel ligjin me zgjedhjen e drejtorëve të tij të nivelit të larte si anëtar të asamblese së Partisë Socialiste!  6 Drejtor që aktualisht qëndrojnë në funksione të larta publike në Bashkinë Tirane janë në kundërshtim me ligjin në ato pozicione!

Lista e zyrtare e asamblesë së Partisë Socialiste të zgjedhur nga Kongresi i tyre përmban 17 të zgjedhur nga punonjësit e Veliajt në Bashkinë Tiranë. Ambiciet e Veliajt për ti zënë vendin Ramës dallohen qartë edhe në këtë rast por lufta e tyre e brendshme nuk na intereson!

6 Drejtor të Veliajt e kanë të ndaluar sipas ligjit të nëpunësit civil, që të jenë anëtar të partive politike dhe jo me të jenë të zgjedhur në forumet e tyre të larta drejtuese të tyre.

Konkretisht ligji “Për Nenpunësin civil”, Nr 153/2013 në nenin 37, pika 2 sanksionon: Nenpunesit civil të nivelit të lartë drejtues nuk mund të jenë anëtar të partive politike.

Këtë status të nëpunësit civil i nivelit të lartë drejtues e kanë:

  1. Elton Kacidhja, drejtor i Punëtorëve të Qytetit Nr.2;
  2. Taulant Tusha, drejtor i Përgjithshëm i Punëve Publike;
  3. Admir Abrija, drejtor i Kontrollit të Karburanteve;
  4. Arli Naska, drejtor i Tatimeve të bashkisë;
  5. Anila Shehu, drejtoreshë e Qytetit Studenti;
  6. Zhaneta Beqiri, drejtoreshë e Kopshteve dhe Çerdheve të Bashkisë së Tiranës;

Zgjedhja e tyre si anëtar të asamblesë socialiste është në shkelje të hapur të ligjit. 6 Drejtorët e nivelit të lartë duhet të shkarkohen ose të japin dorëheqjen nga detyrat si drejtor pasi qytetarët e Tiranës nuk mund të paguajnë më paratë e tyre shkelësit e ligjit qe kanë vite që dallohen kryesisht ne shpërdorimin e fondeve publike.

Gazeta Panorama