30 Qershor 2026

Protestuesit e mbledhur në protestën e 31-të qytetare kanë paralajmëruar një tjetër aksion, duke bërë të ditur se nesër në orën 10:00 do të paraqiten pranë Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

Gjatë fjalës së mbajtur në protestë, njëri prej organizatorëve, Edison Lika deklaroi se do t’i dorëzojnë SPAK-ut atë që e cilësuan si provë për hetimin e kryeministrit Edi Rama.

“Do të vijojmë me aksionet paradite.
Në orën 10 do të jemi te SPAK-u për të dërguar armën e krimit “The Albanian Files”. Ajo do të sigurojë burgosjen e Edi Ramës.Jnei të lutur ta firmosni të gjithë në këtë shesh, që ta kuptojnë se ajo armë krimi mban firmën e secilit prej nesh”, tha ai.