“Kemi 51 vrasje jo viktima”, Ralf Gjoni ngre tonet ndaj qeverisë: Prokuroria të merret me faktet!

11/12/2019 –

Deputeti Ralf Gjoni drejton gishtin ndaj qeverisë për katastrofën e shkaktuar në vend nga tërmeti. “Kemi vënë gishtin aty ku i dhëmb më shumë Edi Ramës, shteti doli lakuriq pas tërmetit të dytë”,kështu është shprehur deputeti Ralf Gjoni në emisionin ‘Arena’.

Ralf Gjoni: Asnjë masë nuk është marrë pas tërmetit të shtatorit. Ne nuk kemi një shtab emergjencash që të merrte masa dhe të ishte i përgatitur për një tërmet të tillë. I takon qeverisë të marrë përgjegjësitë e saj, të japë llogari dhe të gjejë edhe faktorët pse sot kemi 51 vrasje jo viktima.

Kemi lënë prokurorinë që të marrë faktet e para dhe do të jemi në komunikim me të gjithë organet kompetente për të gjetur të gjithë fajtorët e kësaj vrasje masive. Nuk duhet të kishte vdekur asnjë person me këtë lloj tërmeti, 6.4 rihter që përkthehet në 8.3 ballë në epiqendër, në Durrës dhe Tiranë ka ardhur me më me pak ballë, nuk duhet të kishte shkaktuar viktima në masivitet si këtë radhë. 51 vrasje është se janë dhënë leje ndërtimi është ndërtuar në toka që nuk duhet të ishte ndërtuar.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/