Katër të arrestuar për protestën e opozitës. – Dy prej tyre kishin ardhur si turistë nga Kosova, njëri ishte djali i një ish-luftëtari të UÇK

23 Dhjetor 2025
“Janë ndaluar 10 nga të cilat 4 janë arrestuar. Këta dy prej tyre janë kosovarë, turistë të ardhur dhe janë arrestuar nga policia sapo kanë marrë vesh se janë kosovarë për të mundur me akuzuar edhe qytetarët e Kosovës për pjesëmarrje në protesta.
E vërteta është që këta të dy kanë ardhur si turistë. Kanë qenë këtu pas protestës, në mos gabohem. Kanë bërë foto. Njëri më tha se jam djali i një luftëtari të UÇK.
Bëra foto me të. Kërkoj lirimin e menjëhershëm të tyre dhe paralajmëroj policinë që të mos prekë me dorë protestuesit se ata po luftojnë kundër hajdutëve të kombit, e kriminelëve në detyrë.”, tsipas PD.
