“Jam marrë me politikë që në moshën 14 vjeçare” Gent Cakaj: E kam nisur me… (Letersia shqiptare ka dhe “14 vjec dhenderr”. …)

23 prill 2019.

Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj thotë se ka 14 vjet përvojë politike dhe ka nisur angazhimin kur ishte në shkollë të mesme.

Kujtojme se Letersia shqiptare ka dhe “14 vjec dhenderr”. …

I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, ministri Cakaj u shpreh se fillimisht e ka nisur këtë karrierë duke bërë analiza dhe shkrime politike në gazeta.

Blendi Fevziu: Sa vjeç jeni?

Gent CakajUnë jam 28 vjeç me 14 vjet përvojë politike. Angazhimet e para politike i kam pasur në shkollën e mesme. Fillimisht me publikimin e shkrimeve politike nëpër gazeta ditore në Kosovë.

gent-cakaj

Në moshën 15-vjeçare kam filluar aktivizimin politik si pjesë e Lëvizjes Vetëvendosja në Prishtinë dhe kam vendosur të jem pjesë e saj deri në moshën 18-vjeçare. Unë jam rritur në periudhën e tranzicionit. Me origjinë jam nga Gjakova dhe jam rritur në Prishtinë.

Ministri i Jashtëm në detyrë ka treguar edhe si ka përjetuar luftën në Kosovë, kur familja e tij u nda.

“Familja u nda gjatë luftës dhe unë përfundova në Strugë. Babai im mbeti në Prishtinë dhe pjesa tjetër e familjes ka jetuar në Strugë. Më kujtohet në atë kohë shija e hidhur e jetës. Jeta në rutinë, paniku bëhet i zakonshëm. Lojërat ndërpreheshin kur binte telefoni”.