28 Janar 2023

Moti i keq ka përfshirë vendin tonë këtë javë që po e lëmë pas.

Por si do të jetë moti në fundjavë?Fundjava pritet të jetë nën ndikimi kushteve atmosferike të qëndrueshme, por më të ftohta dhe me reshje bore.

Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare kryesisht përgjatë relieveve malore. Mjegulla e dendur do të jetë prezente në orët e mëngjesit përgjatë zonave luginore.