20 Prill 2023.

Analisti Enton Abilekaj e cilësoi një spektakël arrestimin e Ramazan Rrajës nga policia, një ditë më parë. Ai tha në emisionin “Të Paekspozuarit” se janë 7 atentate pa autorë në dy muajt e fundit dhe policia bën arrestime të tillë për të shpërqendruar vëmendjen.

“Arrestimi i Ramazan Rrajës është një show. Këta janë në kërkim, por policia e di që janë aty dhe kur gjendet keq, si në rastin e djeshëm kur pati një atentat, i shtati në dy muaj pa gjetur autorë, vendosën që të bëjnë një arrestim të bujshëm për të shpërqendruar. Fakti që bashkë me të u kap edhe një që kërkohej për kërcënimin e një biznesmeni tregon se nuk kanë qenë në kërkim, por janë gjendje që t’i përdorë policia sa herë ka një ngjarje që duhet shpërqendruar vëmendja.

Por doja të kthehesha te ngjarja e madhe. Nuk besoj se është aq naiv Pjerin Ndreu etj që të bëjnë një vrasje dhe nuk duhet t’i shohim politikanët shqiptarë që janë kriminelë dhe do të bëjnë vrasje dhe mendoj se edhe opozita në këtë rast u nxitua. Nikulaj nuk ishte i vetmi që mbështeste opozitën dhe në zgjedhjet lokale kjo ndodh shpesh për shkak të njohjeve që kanë, sepse ai mbështet kandidatin sepse e ka mik.

Pra nuk do të thotë që do të vritet gjithë Shqipëria që këtu njëri mbështet opozitën dhe tjetri maxhorancën dfhe dhënia e këtyre mesazheve është çoroditëse dhe e inxit luftën për politikë. Krimi ka bërë kërdinë, në dy muaj kemi 7 atentate pa autorë dhe nuk ka njeri në plan të gjejë autorët”-deklaroi Abilekaj.

gazeta Sot