Ja në cilin vend të botës 2 pjepra shiten edhe 25.000 euro…

Dy pjepra të rritur në Yubari, Hokkaido shënuan një rekord shitjeje në ankand. Ato u shitën për 3.2 milionë jen ose 25.000 euro në një ankand në Sapporo. Në Japoni ky frut tregon tepër për statusin e atyre që e konsumojnë.

Ofertat e frutave sezonale në Japoni tërheqin shuma të mëdha nga blerësit që kërkojnë prestigj social, ose nga pronarët e dyqaneve që duan të tërheqin klientët.

Me koston e këtyre pjeprave ju mund të bleni një makinë të re në Japoni. Fruti ‘luksoz’ arriti që të kalojë rekordin e shitjes të vendosur 2 vite më parë me 3 milionë yen.

“Pjeprat Yubari po rriten mirë këtë vit pasi orët e diellit kanë qenë të gjata që nga fillimi majit,”- tha zyrtari i tregut Tatsuro Shibuta.

Pjeprat Yubari tregojnë tepër për statusin e një njeriu në Japoni, njëlloj si si një verë e mirë dhe e shtrenjtë. Shumë njerëz e blejnë si dhuratë për miqtë dhe kolegët.