“Ishte për mëshirë… pse duhet të dilte e të poshtërohej ashtu?!” Zv.ministri poston një status kundër ministres, por e fshin me urgjencë

23 maji  2020

Zëvendës ministri i Transporteve, Artan Shkreli ka sulmuar me anë të një statusi në profilin e tij në Facebook, ministren e Kulturës, Elva Margariti.

Ministrja, e ftuar në emisionin “Open” la të kuptonte se kishte dijeni për aksionin për prishjen e Teatrit.

Pas kësaj deklarate Shkreli në një postim në Facebook, shkruan se Margariti ishte për mëshire dhe nuk duhet të dilte në televizion e të poshtërohej ashtu.

Zj. Margeriti te “Open” ishte për mëshirë… pse duhet të dilte e të poshtërohej ashtu?!”, shkruan Artan Shkreli.

Postimi i Artan Shkrelit

Por kjo deklaratë kundër ministres ka qëndruar vetëm pak minuta, pasi Shkrelit “i kanë tërhequr veshin” dhe e ka fshirë me urgjencë.

o.p. / dita