inxhinjeri Gëzim Beqja

16 Prill 2026
Kryeministri tha nuk ka faj ndërtuesi (!)
  • “Ky produkt ndahet në 2 kategori, ato që janë 100% metalike, me alumin dhe janë të pranueshme për t’i futur në fasadë dhe ato që kanë përbërje plastike. Kjo është absolutisht e ndaluar. Kjo e thith zjarrin”, tha inxhinieri.

Zjarri që përfshiu pallatin në kompleksin “Arlis” te zona e njohur si “Farmacia 10” në Tiranë, nuk ishte një rast i izoluar, dhe as për shkaqe të panjohura më parë.

Precedentët e ndodhur po në kryeqytet, i bashkon fakti i materialeve të lira dhe të papërshtatshme që përdoren për fasadat, duke favorizuar përhapjen e shpejtë të flakëve.

Materiale që edhe sipas vetë drejtuesit të zjarrfikësve të Tiranës duhet të ndalohen për t’u përdorur.

Ndonëse në përmasa më të vogla, një zjarr i ngjashëm, ishte regjistruar në vitin 2021, kur gjatë punimeve në të njejtin kompleks, mori flakë fasada e ventiluar.

Një rast i njejtë u përsërit edhe më herët në një pallat në zonën e ish-Parkut të Autobusëve, ku po ashtu fasada e ventiluar u bë burim i shpërthimit të flakëve.

Këto lloje fasadash, konsiderohen me rrezik të lartë për përhapjen e zjarrit, nëse nuk përdoren materiale cilësore.

Në këmbët e pallatit në flakë, grumbujt e copave të fasadës që kanë rënë në tokë, i gjen kudo.

Për inxhinjerin “Ky produkt ndahet në 2 kategori, ato që janë 100% metalike, me alumin dhe janë të pranueshme për t’i futur në fasadë dhe ato që kanë përbërje plastike. Kjo është absolutisht e ndaluar. Kjo e thith zjarrin”, tha inxhinieri., të cilit iu treguan në studion e Report TV, ato janë materiale të ndaluara.

“Ky produkt ndahet në 2 kategori, ato që janë 100% metalike, me alumin dhe janë të pranueshme për t’i futur në fasadë dhe ato që kanë përbërje plastike. Kjo është absolutisht e ndaluar. Kjo e thith zjarrin”, tha inxhinieri.

Edhe drejtori i Zjarrfikëses Tiranë, Shkëlqim Goxhaj, tha se materiali i fasadës bëri të mundur përhapjen e flakëve që përfshinë pallatin e ‘Arlis’ në Tiranë. Ai theksoi se këto materiale nuk duhet të përdoren sidomos në objektet shumëkatëshe.

Kompania ndërtuese Arlis, u përpoq të hiqte përgjegjësinë nga vetja, ndërsa përmes një deklarate theksoi se për fasadën ajo ka patur kontrata me shoqëri që kanë certifikatat e materialeve “sipas standarteve evropiane”.

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur anën e kësaj kompanie në një postim në platformën “X”. Sipas tij zjarri s’ka asnjë lidhje me vetë ndërtimin.

“Pallati që u dogj dje në Tiranë, do të rindërtohet 100% nga vetë ndërtuesi, pavarësisht se nga të dhënat paraprake shkaku i zjarrit s’ka asnjë lidhje me vetë ndërtimin! Sepse ne nuk mund t’i lemë vetëm njerëzit e dëmtuar në pronën e tyre dhe nga ana tjetër, taksapaguesit nuk mund të paguajnë një dëm të cilin duhet ta paguanin sigurimet – rast kuptimplotë për të kuptuar të gjithë se sigurimi i shtëpisë nga fatkeqësitë është i domosdoshëm”, shkruan Rama.