Jo vetëm Rama, GJKKO kërkon dëshmitar në gjyqin për dosjen “Partizani” Taulant Ballën dhe…

15 Prill 2026
GJKKO do të vijojë shqyrtimin e dosjes “Partizani” në seancën e radhës, në datën 30 prill, ora 12:00, ku pritet të dëgjohet si dëshmitar i parë Taulant Balla, i cili njëkohësisht është edhe kallëzues në këtë çështje.
Seanca vjen pas zhvillimeve të fundit në proces, ku më herët gjykata pranoi kërkesën për thirrjen si dëshmitar të kryeministrit Edi Rama në hetimet që lidhen me privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”.
Ndërkohë, SPAK ka kërkuar gjithashtu thirrjen si dëshmitarë të biznesmenit Paro Laçi, si dhe të shtetasve Albert Xhani dhe Isa Tare.
Sipas burimeve nga procesi, dëshmia e Ballës pritet të jetë e para në radhë, duke qenë se ai figuron edhe si kallëzues në çështje.
BalkanWeb
