16 Prill 2026

Erion Softa, inxhiner ndërtimi i ftuar ne nje studio televizive tha se djegia e pallatit një ditë më parë në Tiranë është kambanë alarmi për qindra struktura të njëta që janë ndërtuar me të njëjtat materiale në kryeqytet.

Sipas tij, një problem i madh është edhe mungesa e masave kundër zjarrit, që duhet të nisë me praninë e një shkalle emergjence të qëndruehme betoni në çdo pallat të ri që projketohet.

‘Djegia e fasadës është logjike se në mënyrën si e ka ndërtuar, do ndodhte. Sa fasada të njëjta kemi me të?

Ndryshon vetëm ngjyra, një inxhinier po ta marrësh që të shohë matërialin, dhe kemi dhe atë hapësirën e ajrit, atë lloj zjarri nuk e shuan askush.

Ka materiale që vetëshuhen, që nuk digjen, problemi më i madh është se qindra fasada në qytet janë në të njëjtën situatë.

Eshtë edhe çështja e masave kundër zjarrit, duhet një shkallë betoni e mbyllur që ka ndriçim pasi ikën enrgjia dhe nuk kemi pse i marrim njerëzit në krah kur ka zjarr’, tha Softa.