“I pret gjyqi pasLuftës”, nuk përmbahet Aurel Plasari: – Nëse ky lajm është i vërtetë, do të thotë që Rama, Manastirliu, Bino, Fiço, Pipero…kanë mashtruar

21 Prill 2020

Ndërkohë që qeveria ka propozuar shtyrjen e gjendjes e fatkeqësisë natyrore deri më 23 qershor, ka ardhur edhe reagimi nga profesori Aurel Plasari.

Ai reagon ashpër pasi me këtë vendim del se qytetarëve të Shqipërisë u janë ofruar informacione të rreme mbi situatën pandemike në vend.

“Nëse ky lajm është i vërtetë, kjo do të thotë që Rama, Manastirliu, Bino, Fico, Pipero e me radhë u kanë ofruar qytetarëve të Shqipërisë informacione të rreme mbi situatën pandemike në vend. Pra më shqip: nëse ky lajm është i vërtetë, kjo do të thotë që të mësipërmit kanë mashtruar qytetarët shqiptarë me informacionet që kanë dhënë dhe vijojnë të japin në publik. Kanë përgjegjësinë e tyre për bashkëpunim në këtë dezinformim të qytetarëve të Shqipërisë edhe presidenti i Republikës, si edhe kryetari zyrtar i opozitës politike. Janë llogari që do të duhen mbajtur dhe shtuar për Gjyqin Special të pasLuftës, i cili me gjasë nuk do të bëhet ndonjëherë, sikurse është në traditën e politikës shqiptare”, shkruan Aurel Plasari.

Gazeta Sot