10 Mars 2026

Administrata e Kuvendit te Shqiperise ditën e sotme është përballur me një sulm kibernetik në sistemin IT.

Mësohet se e-mailet e administratë dhe të deputetëve janë publikuar në faqen e Homeland Justice në Telegram.

Grupi i hakerave pretendon se ka në posedim të gjitha bisedat e deputetëve shqiptarë dhe korrespondencën e tyre gjatë muajve të fundit.

“Të gjitha bisedat dhe korrespondenca e anëtarëve të korruptuar të Kuvendit gjatë muajve të fundit janë në duart e Homeland Justice. Ne jemi shumë më afër jush sesa mendoni. A i keni strehuar vërtetë ata vrasës dhe vrasës fëmijësh? Ne do të sigurohemi që kjo turp të mbetet me ju përgjithmonë”, thuhet në faqen zyrtare të Homeland Justice në Telegram.

Kujtojmë që edhe më parë ky grup ka kryer sulme kibernetik. Në vitin 2022  në shënjestrën e sulmeve kibernetike ka qenë edhe portali shtetëror e-Albania.