Nga: Artan Shkreli. –
Meqe pas nje perndezjeje fillestare, imteresi per botimim e gjerave te reja per Skenderbeun ka rene (qofte dhe per dromca jo te rendesishme), po bej me dije disa hollesi nga nje harte e vjeter italiane e pastudjuar me pare.
Harta paraqet me detaje relativisht te mira Lezhen dhe rrethinat e saj. Mjerisht auori i saj eshte i panjohur, dhe ne dokument nuk eshte i shkruar gjekundi as emri i tij e as viti i skicimit, por brendia e hartes na sugjeron te dhena qe hedhin drite edhe ne keto zbrazeti.
Behet fjale per nje doreshkrim me pene qe mban emertesen DI ALESSIO, nderkohe qe ne skedarin e arkives titullohet frengjisht “Carte italienne de la région située à l’embouchure du Drin” (Harte italiane e zones qe ndodhet ne grykederdhjen e Drinit). Ky manuskript sot ruhet ne Bibliothèque Nationale de France, département Cartes et plans, GE D-17186, dhe eshte pergatitur ne shkallen pak a shume 1:30.000, ne nje flete te vetme me dimensione 280×425 mm.



Pa i hyre analizes se hartes, e cila paraqitet shume interesante, po perqendrohem shkurt ne autorin dhe kohen e hartimit.
Sa i takon autorit, ka shume te ngjare qe ai te jete nje relator klerik vendas (arber) i cili eshte ulur te perpiloje nje harte topografike si mbeshtetje te ndonje relacioni deskriptiv per rajonin e Lezhes. Nuk duhet te jete e veshtire per hulumtuesit e historise te gjejne nje perputhshmeri te tille ne te ardhmen. Teza e autorit vendas mbeshtetet kryesisht nga fakti se ne traktin e zmadhuar (bashkangjitur) verehen dy mikrotoponime ne gjuhen shqipe: “Vadimolin” (Vau i mullinit) te cilen autori e perkthen “cioe, Passo di Molini” dhe ca me poshte: “Uraechenetez” (Ura e Kenetes), “Ponte di pietra”. E sa i takon periudhes kur eshte bere, mund te thuhet jo pa baze se harta duhet te jete realizuar pak pas mesit te shek XVII. Kjo sugjerohet jo vetem nga elementet e qarte paleografike, por edhe nga krahasimi i hollesive hatografike mes saj dhe nje tjerer harte, te se fameshmes “Corso delli Fiumi Drino e Boiana nella Dalmatia…” e vitit 1688 nga At Coronelli. Madje ka shume te ngjare qe dokumenti yne, bashke me shume te tjera, te kete sherbyer si material pergatitor per vete harten e Coronellit. Ky sugjerim vjen pasi me lehtesi verehet se ky i fundit, ne harten e shtampuar te 1688-es, i ka perdorur mot-a-mot keto mikrotoponime, por duke lajthitur paksa ne emertesat shqipe.
Gjithesi, pertej ketyre te dhenave, çka bie ne sy, eshte nje shkrim didaskalik e i thekshem mu prane qytetit te Lezhes (paraqitur me nje keshtjelle te forte e me flamurin osman ne maje dhe me varoshin te shtrire ne kembe te kodres). Didaskalia thote: “Alessio, castello ove morí Scanderberg, flagello dell’ Imperio Ottomano” – Lezha, keshtjella ku vdiq Skenderbeu, kamzhik per Perandorine Osmane. Duket se autori, ne militantizmin e tij, me teper se nje njoftim enciklopedik, ka dashur te perkujtoje rezistencen e paharruar te arberoreve, duke e shkrire emrin e Lezhes me ate te Skenderbeut.



Gjergj Kastrioti qe bere mit qysh ne te gjalle te tij, e me pas nuk ka moment ne historine e shqiptareve qe te zbehej çka ai perfaqesoi.