45 vatra zjarri në total, 12 aktive. – Tre Ministra te Rames në Vlorë per qetësine ne plazhe

Situata e zjarreve në vend vijon të mbetet problematike, ku me dhjetëra vatra raportohen gjatë 24 orëve të fundit.
Sipas Agjencisë për Media dhe Informim, në total janë evidentuar 45 vatra zjarri, ndërsa 12 prej tyre vijojnë të jenë aktive
Operacionet për shuarjen e flakëve po zhvillohen në disa territore, përfshirë Dajtin, Krujën, Patosin, Mallakastrën, Përmetin, Devollin, Mirditën dhe Vaun e Dejës. Në terren janë angazhuar qindra forca operacionale, automjete zjarrfikëse, efektivë të Forcave të Armatosura dhe mjete ajrore. Aktualisht, operacionet mbështeten edhe nga tre helikopterë dhe dy avionë “Air Tractor”.
Prioritet i strukturave të emergjencave mbetet mbrojtja e jetës së qytetarëve, banesave dhe zonave të banuara. Deri tani raportohet për rreth 418 hektarë sipërfaqe të djegur dhe 250 rrënjë ullinj të dëmtuara.
Ndërkohë, strukturat e Mbrojtjes Civile vijojnë monitorimin dhe ndërhyrjet në terren për izolimin dhe shuarjen e vatrave aktive.
“Situata e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit
Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 45 vatra zjarri, nga të cilat 12 vijojnë aktive dhe 1 është në monitorim.
Në operacion

Tre ministra sot në Vlorë
Tre Ministra te Rames sot në Vlorë per qetesine ne plazhe
Në fokus të inspektimit ishin gjithashtu administrimi i hapësirave publike dhe plazheve, garantimi i aksesueshmërisë dhe sigurisë për pushuesit, si dhe respektimi i rregullave për zhurmat, me qëllim që zhvillimi i aktivitetit turistik të shoqërohet me respektimin e qetësisë dhe të drejtave të banorëve dhe pushuesve.
