Greqia nuk gjen qetësi. –  Pas tërmetit në Samos, një tjetër lëkundje e fortë regjistrohet në Qipro

21 JANAR 2021

Një tërmet me magnitudë 5.1 ka goditur Qipron pasditen e sotme. Epiqendra e tërmetit ishte 7 kilometra në verilindje të Larnakës.

Sipas Qendrës Sizmologjike tha se thellësia fokale ishte 10 kilometra. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Ndërkohë, po ditën e sotme, një tjetër lëkundje tërmeti u regjistrua në ishullin Samos të Greqisë.

Lëkundja ishte me magnitudë 4.4 dhe u ndje gjatë orëve të para të ditës së sotme.

Gazeta Shqip