“Shteti bashkëpunon me mafian, kërkojmë dorëheqjen e Ramës”/ 169 ditë revolucion, qytetarja e revoltuar: Po bën gjithçka të na përçajë, por vetë ka krizë brenda PS

15 Nëntor 2026
Protesta kundër qeverisë vijon për të 169-ën ditë radhazi, ndërsa qytetarë dhe protestues kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshimin e sistemit politik.
Në një prononcim, një prej protestueseve deklaroi se vendi po përballet me një shtet që, sipas saj, nuk mban përgjegjësi ndaj qytetarëve, por bashkëpunon me mafian dhe krimin.
Ajo u shpreh se protestat e gjata dhe masive janë tregues i dështimit të qeverisë, ndërsa theksoi se kërkesa e tyre nuk lidhet vetëm me largimin e kryeministrit, por edhe me ndryshimin e sistemit, zgjedhje të lira dhe largimin e qeverisë aktuale.
Duke iu referuar simbolikës së protestës, qytetarja tha se flamingoja ishte simboli i kauzës së tyre, ndërsa Narta ishte pika që, sipas saj, derdhi kupën.
Protestuesja akuzoi gjithashtu Ramën se nuk dëgjon kërkesat e qytetarëve dhe se përpiqet të përçajë sheshin përmes, siç u shpreh ajo, lojërave politike. Sipas saj, nëse kryeministri do të ishte serioz në raport me protestuesit, sheshi nuk do të vijonte të ishte i mbushur.
Protestat kaq të zgjatura dhe masive tregojnë se sa e dështuar është kjo qeveri. Ndaj kërkesa jonë është për ndryshimin e sistemit. Duam zgjedhje të lira dhe largimin e qeverisë.
Flamingo ishte simboli i kauzës tonë. Narta ishte pika që derdhi kupën.
Rama nuk na dëgjon dhe nuk interesohet për ne, mundohet të gjejë mënyra të përçajë sheshin dhe të bëjë lojërat e tij më të ulëta. Nëse ai do të ishte serioz sheshi nuk do të ishte plot.
Rama ka krizë edhe brenda PS. I kemi demaskuar propagandës që ka bërë gjatë të gjithë këtyre viteve”, tha ajo.
