Gojdhane: – Delja e Zeze dhe Lakuriqi i Nates me 99 dergje.
Tregojne se kur pergatiti Noja Barken e Madhe te Permbytjes dhe filloi me fute mbrenda te gjitha llojet e shtazve (kafsheve), lakuriqin e nates nuk e pranoi, se ai e kishte fytyren si te shejtanit dhe si askush thithte gjakun e te tjerve. Mirpo lakuriqi qift u vare pashte barkut te deles se zeze. Delja nuk e deshi kete pune dhe kur ishte ne ure pak pa hy ne barke ndaloj. Ndoja (Shen Ndoi, Shen Antoni, Shen Nikolla,
Hyjnia e Ujnave), i bertiti Deles se Zeze: – Hec drec, dhe ajo hyni, e bashke me te edhe lakuriqi i nates. Per kete pune Perendia nuk e zhduku, po e denoi qe pushimin ta baje me krye teposhte (kokeposhte).
Lakuriqin popullsia e kishte si shtaze te nemun, se thithte gjakun e pulave dhe te qeve. Ai shkonte naten dhe tek ndarja e thundrave te qeve dhe tek kambet e pulave thithte gjak.
– Prandaj thone se, ai ka 99 dergje (semundje), dhe ashte shtase e mallkuar nga vete Perendija.
– Delen me ngjyre te Zeze banoret nuk e donin dhe gjithmone mundoheshin dhe e eliminonin nga tufa. E kurr nuk dilte ne treg nje Dele e Zeze, dhe as per tu therur per gezime ajo nuk pranohej, se sillte terc e te keqia.
– Kjo mu kujtua keto dite qe thone se Koronavirusin e paskan shperndare Lakuriqet e Nates.
– Gojdhanen e kam degjuar kur isha femije ne Kryezi Puke.
– Dicka paskan ditur te Paret Tone per kete shtase me fytyre si te djallit.

Huazuar nga FB: J. Brahaj.