![](https://i2.wp.com/www.shqiperia.com/blog/wp-content/uploads/2023/01/Butrinti-1.jpg?fit=1000%2C618&ssl=1)
Gjykata pranon padinë e PD për Butrintin, Auron Tare: Çështja ka interes nga të gjithë! Ata që kanë firmosur nuk e kanë ditur se ç’po bëjnë
![](https://i2.wp.com/www.shqiperia.com/blog/wp-content/uploads/2023/01/Butrinti-1.jpg?resize=530%2C327&ssl=1)
Butrinti
6 Janar 2023
Gjykata kushtetuese ka pranuar padinë e Partisë Demokratike lidhur me çështjen e Butrintit.
Në një lidhje Skype me News24, Auron Tare, anëtarë i këshillit shkencor i UNESCO, u shpreh se ky është një lajm shumë i mirë, por shtoi se nuk duhet politizuar.
“Nuk është një lajm politik, problemi është ngritur më shumë nga njerëz të arkeologjisë si dhe deputetja e Sarandës, Ina Zhupa. Do doja që debati për Butrintin të mos jetë politik. Ky është lajm shumë i mirë. Fakti që gjykata ka pranuar padinë, tregon se aty ka diçka për të hetuar.
Ata që kanë firmosur kanë bërë një veprim që nuk e kanë lexuar se çfarë po bëjnë, dhe nuk kanë kuptuar thelbin, dhe nuk kanë kuptuar marrëveshjen, e cila bie ndesh e kushtetutën dhe konventën e Parisit, e cila thekson se vetëm shtetet palë kujdesen dhe vazhdojnë për brezat e ardhshëm administrimin dhe mbrojtjen e qendrave me interes si Butrinti.
Marrëveshja ka nene jashtëzakonisht të dëmshme për interesin publik”, tha ai.
BallkanWeb