Gazetari Anri Bala sqaron detaje: Rama po e përdor Ballukun për të parë deri në çfarë faze janë hetimet

Anri Bala
5 Dhjetor 2025
I ftuar ne nje studio televizive, ishte gazetari Anri Bala, cili në lidhje me temën e emisionit “Bela-ja e Ramës”, theksoi: “Me CV-në që ka Rama, nuk e shoh Belindën si hall për Ramën.
Ai e ka CV-në më të pasur. Nuk është zëvendëskryeministjra e parë zonja (që ka probleme me ligjin). Nëse do të kishte hall, s’do ta kishte marrë mandatin e katërt.
Me CV-në që ka Rama, personalisht mendoj se po e përdor Ballukun për të parë se deri në çfarë faze janë hetimet, por jo për dosjen e saj. Pra, deri sa larg mund të shkojë me hetimet Prokuroria e Posaçme.
Vullneti për të arrestuar një kryeministër në detyrë është faktor destabiliteti. Jo më larg se dje, edhe amerikanët u shprehën se Shqipëria ose Ballkani Perëndimor është i rrezikuar nga destabiliteti. Problemi është se kush rrezikon më shumë për amerikanët.
Një vend pa kryeministër është i destabilizuar. Vetëm Berisha mund ta bëjë rotacionin që të bëhet kryeministër. Unë votoj SPAK-un që ta kapë Ramën nëse na ka vjedhur.
Ky është mekanizmi”.
