Furtuna pas vendimit të djeshëm nga PS/ Analisti i njohur zbulon bisedën ‘sekrete’ të ndërkombëtarëve me Ramën: – Nuk shkoi mirë

11 Korrik 2020

Analisti Afrim Krasniqi ka komentuar vendimin e mazhorancës për të hequr koalicionet nga votimi i 23 korrikut për kodin zgjedhor që solli furtunë menjëherë në kampin demokrat.

Ai ka treguar disa detaje që sipas tij kanë ndodhur javët e fundit dhe nuk janë raportuar në media.

“Problemi është më i thellë. Gjatë javëve të fundit ka pasur disa ngjarje të cilat nuk janë raportuar në media. Një prej këtyre zhvillimeve është një komunikim i ambasadorëve kryesorë perëndimorë me kryeministrin, ku i është bërë shumë e qartë se i gjithë faktori ndërkombëtar në Tiranë është unanim në nevojën për votimin e paketës ligjore e ndryshimeve të 5 qershorit. Debati nuk ka shkuar mirë dhe ne e pamë kalkulimin e debatit në atë çfarë ndodhi në parlamentet. Mazhoranca u detyrua të negociojë me deputetë të kontrolluar prej saj, për të siguruar numrin e nevojshëm të votave, që ajo praktikisht i ka. Ajo po përdor atë që quhet opozita parlamentare, për të artikuluar këtë skemë elektorale, eliminimin e koalicioneve dhe detyrimin e partive të opozitës për të hyrë në një listë të vetme”.-tha Krasniqi për A2.

Nga Gazeta Sot