7 Janar 2023

– Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 499 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 29 qytetarë, në Bashkitë:

12 në Tiranë, 4 në Vlorë, nga 3 qytetarë në Sarandë, Kuçovë, nga 2 qytetarë në Dibër, Divjakë, nga 1 qytetarë në Fier, Tepelenë, Dimal.

Janë 207 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 2 pacient. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 11 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,104 që nga fillimi i epidemisë.