FOTO:  – Guri i Mekës, siç nuk e keni parë kurrë më parë

6 MAJ 2021

Një agjenci e qeverisë Saudite, ka njoftuar se janë ekspozuar, për herë të parë, fotografi me rezolucion të lartë të gurit antik fetar, në qytetin e shenjtë të Mekës.

Imazhet e al-Hajar al-Aswad, ose Guri i Zi, janë deri në 49 000 megapiksel në madhësi dhe u deshën më shumë se 50 orë për t’u fotografuar. Agjencitë inxhinierike të dy xhamive të shenjta realizuan 1050 foto të gurit, secila prej tyre 160 gigabajt. Guri u fotografua për shtatë orë, thanë autoritetet.

FOTO  Guri i Mekës siç nuk e keni parë kurrë më parë

Një anëtar i studimeve Islame, në Universitetin e Oksfordit, tha për CNN se është hera e parë që ka një foto digjitale të zmadhuar të gurit, për ta parë atë nga afër dhe për të kuptuar që nuk është në të vërtetë i zi, siç dihet.

FOTO  Guri i Mekës siç nuk e keni parë kurrë më parë

“Në traditën myslimane, guri konsiderohet të jetë një relikt i shenjtë, dhe ndonëse është e pashembullt të shohësh një fotografi të gurit, duket se shkenca po luan një rol të madh edhe në fe”, shtoi ai.

Gazeta Shqip