12 Janar 2023

“Ai shtoi se është bërë e zakonshme që personat të çohen në burg me nxitim dhe pastaj të nxirren nga gjykata”.

Ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi, deklaroi se ka një ngutje nga organi i akuzës për të futur prapa hekurave zyrtarët e përfshirë në korrupsion. Sipas tij kjo ndodh pasi Shqipëria është një vend i vogël dhe të gjithë njihen me njëri tjetrin, duke bërë që mund të ndikohet te manipulimi i provave. Duke i dërguar në burg, prokuroria heq kontaktet e personave për të ndikuar në hetim, tha Klosi.

Ai shtoi se është bërë e zakonshme që personat të çohen në burg me nxitim dhe pastaj të nxirren nga gjykata.

“Ka dhe një problem tjetër që ne jemi një vend i vogël, ku të gjithë e njohim njëri tjetrin dhe është shumë e vështirë të mbetet sekret dhe një hetim i thjesht fare. Në këtë mënyrë prokurorët nguten t’i futin brenda në mënyrë që ata të mos kenë kontakte me shpresën të mos menaxhojnë provat. Mund të jetë dhe kjo një nga arsyet. Por jam dakord me atë që të mos mbahet brenda një njeri kur ti nuk ke prova. Është shumë e rëndë.

Të gjithë po bëjnë presion, politika nga të dyja krahët, po bën komuniteti ndërkombëtarë presion përditë. Opinioni kërkon me ngulm, mediat e reflektojnë këtë kërkesë. Tani u mësuam që futen njerëz brenda dhe pastaj dalin, gjykata është ajo që jep verdiktin e fundit.”