12 Janar 2023

Gjykata e Apelit ka rrëzuar kërkesën e grupit të Enkelejd Alibeaj, për shkarkimin e gjyqtares Irida Kacerja si relatore e çështjes gjyqësore për njohjen e statutit të PD-së.

“Mospranimin e kërkesës së ankuesit Partia Demokratike e Shqipërisë (grupit të Enkelejd Alibeaj) për përjashtimin e gjyqtares Irida Kacerja.

– Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen kërkuesit (grupit të Enkelejd Alibeaj).

– Gjobitjen e kërkuesit Partia Demokratike e Shqipërisë në shumën 10,000 (dhjetëmijë) lekë.

– Ky vendim është i formës së prerë.

– Një kopje e vendimit t’u komunikohet gjyqtares Irida Kacerja dhe kërkuesit Partia Demokratike e Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e Apelit.