Erdogan

12 Tetor 2022

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan nuk ndalet me deklaratat e tij nxitëse. Në fjalën e tij të fundit për shtyp, Erdogan tha se Turqia nuk përbëhet nga kufijtë që shfaqen në hartë por në 3 kontinente dhe 7 stinë.

“Si të gjitha pikat e Anadollit, çdo pikë e Dardaneleve është e stolisur me gjurmët e çmuara të historisë së njerëzimit dhe historisë sonë. Midis tyre janë qyteti i Aristotelit, Assos dhe qyteti i Homerit, Troja. Turqia nuk është vetëm një vend që përbëhet nga kufijtë që shfaqen në harta”, tha Recep Tayyip Erdogan.

“Kufijtë e zemrës sonë janë të gjerë, siç përshkruhet nga paraardhësit tanë si “tre kontinente, shtatë stinë”. Ne po ndërtojmë Turqinë e madhe dhe të fortë për të gjithë miqtë tanë që kanë kthyer sytë dhe zemrat drejt nesh, për të gjitha viktimat për të gjithë të shtypurit”
-përfundoi ai.