Kajro – Një vend me 40 mumje është zbulimi i parë arkeologjik i shpallur për vitin 2019 në Egjipt. Lajmi është bërë i ditur nga një mesazh i Ministrisë së Antikiteteve Egjiptiane, njoftuar në Facebook.

Zbulimi u bë në Touna El-Jabal, pranë Minya, pak më shumë se 200 km në jug të Kajros.

Është viti i tretë radhazi që njoftohet për një zbulim në këtë zonë dhe kësaj radhe, përveç mumjeve, u gjetën edhe një numër i shumtë mjetesh qeramike. Përafërsisht 40 mumje, sipas autoriteteve egjiptiane, u gjetën në dhomat e varrimit të gërmuara në shkëmb. Ato i përkasin një familjeje të klasës së mesme, e cila ndoshta ka jetuar në periudhën Ptolemaike, Romake ose Bizantine. Gjetjet arkeologjike janë në gjendje të mirë, ku të paktën dhjetë prej tyre janë fëmijë.

Disa janë të zbukuruara me dorëshkrim në demotik, një formë e përdorur nga njerëzit e zakonshëm. Përveç qeramikës, u gjetën gjithashtu edhe sarkofagë dhe papirusë me ngjyrë.

Burimi ansa.it