“Edi proparama”/ Nis sherri, Basha i përgjigjet kryeministrit: Do largohesh me 25 prill

14 SHKURT 2021

Lulzim Basha i është përgjigjur përmes një postimi në rrjetet sociale, akuzës së kryeministrit se opozita bën politikë me fatkeqësitë.

Basha shprehet i bindur se më 25 prill Rama do të largohet, pasi, sipas tij, nuk ka bërë asgjë për Shqipërinë,

“Edi proparama! Të gjithë e dinë që me ty Shqipëria ka ngecur në vend. Shqiptarët e dinë shumë mirë që nuk ke bërë asgjë dhe që nuk do të bësh asgjë për ta. Me 25 Prill ti humb dhe Shqipëria fiton!”, shkruan Basha.

Më herët Rama reagoi ashpër ndaj kryedemokratit, duke i kërkuar të mos bëjë politikë me fatkeqësitë.

“Politika me fatkeqësitë është si ajo makina që ngec në rrugë se s’ka zinxhirë për rrotat në rast dëbore dhe s’ka qytetar normal, sado i pakënaqur me qeverinë, që të bëhet rrotë me zinxhir si Andi Bushati, për të të besuar ty rrugën e të ardhmes së Shqipërisë për inat të qeverisë!”, mbyll reagimin e tij kryeministri. /

Gazeta SHQIP